Dy të vdekur nga zjarri në Francë
Dy persona kanë vdekur dhe 22 të tjerë janë lënduar, pasi një zjarr shpërtheu në një qendër skijimi në Courchevel të Francës, thanë zyrtarët, duke shtuar se katër persona janë lënduar rëndë.
Zjarri nisi në orët e para të së dielës në një ndërtesë ku punonin punëtorë sezonalë. Nga zjarri u përfshinë tre ndërtesa.
Zjarrfikësit kanë arritur që të vënë zjarrin nën kontroll. Ende nuk dihet se pse shpërtheu zjarri.
Pamjet nga vendngjarja që u postuan në mediet sociale, shfaqën persona që hidheshin nga kate të larta të ndërtesës për t’i shpëtuar flakëve.
Mediet lokale raportuan se në ndërtesën që u përfshi nga flakët punonin të paktën 60 persona, përfshirë këtu shtetas të huaj.
Zyrtari i Qeverisë lokale, Frederic Loiseau, i ka thënë transmetuesit francez “BFMTV” se ende nuk kanë identifikuar viktimat.