Dy të vrarë me armë zjarri në Korçë, autori dyshohet se u vetëvra
Vrasja sonte në Korçë ka përfunduar me vdekjen edhe të autorit pasi ai dyshohet se u vetëvra.
Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:25, në lagjen nr. 18, Korçë, te rruga “Koço Golniku”, raporton noa.al.
Policia tha se një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Emiliano Pine, rreth 40 vjeç, banues në Korçë.
Burri 40 vjeçar ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës.
Autori i dyshuar i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, dyshohet se është vetëvrarë me armën e krimit.
Dyshimet e para janë se kemi të bëjmë me një krim në familje.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat.
Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë.
Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit të ngjarjes.