Dy të vrarët në Lezhë, dyshohet për konflikte të vjetra pronësie
28 prill 2020
| 10:14
Kolë Murrani dhe Preng Simoni u gjetën të vrarë dje në një zonë malore në Lezhë. Burime për “Top Channel” bëjnë me dije se shkak i vrasjes së dyfishtë mendohet të jenë konfliktet e vjetra pronësie mes Kolë Murranin dhe një bashkëfshatari të tij, ndërkohë që marrja në pyetje e të dyshuarve ka vijuar gjatë gjithë natës së mbrëmshme.
Provat e shumta të gjetura në vendngjarje si motori i braktisur, një numër i madh gëzhojash, tashmë i kanë dhënë një pistë grupit hetimor për zbardhjen e vrasjes së dy personave.
Burimet bëjnë me dije se Kol Murrani disa vite më parë ka qenë i plagosur.