Dy televizione të Serbisë në “zi”

06 dhjetor 2022 | 08:37

Dy medium në Serbi janë vendosur në zi. Televizionet N1 dhe Nova S, kanë ndërprerë transmetimin e të gjitha programeve.

Nga mesnata e 6 dhjetorit, këto televizione kanë vendosur ekran të zi, ku në vend të programeve të rregullta është shkruar “Errësira në Serbi, pa media të lira”.

Këto dy televizione të cilat veprojnë në kuadër të “United Media”, kanë publikuar të njëjtin mbishkrim në rrjetet sociale, por pa shpjeguar se për çfarë konkretisht bëhet fjalë.

Ndryshe shpesh herë në Serbi ka patur vërejtje të shumta për mos-lirinë e mediave, si dhe kontrollin që ushtrohet ndaj tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamenti i Indonezisë ka miratuar një kod të ri penal…