Dy tërmete të forta brenda 6 minutash goditin Turqinë
03 maj 2023
| 22:45
Dy tërmete me magnitudë 5 dhe 4.1 ballë kanë goditur Turqinë.
Fillimisht në orën 20:16 është regjistruar një lëkundje me magnitudë 5 ballë, epiqendra e së cilës ka qenë rrethi Göksun i Kahramanmaraş.
Është konstatuar se tërmeti ka qenë në një thellësi prej 7 kilometrash.
Pas tërmetit 5 ballë, një tjetër tërmet me magnitudë 4.1 ka ndodhur në orën 20:22. Epiqendra e të cilit ishte në rrethin Göksun, ishte në një thellësi prej 6.83 kilometrash.