
Dy tërmete të fuqishme “shkundin” Kolumbinë
25 dhjetor 2019
| 10:46
Dy tërmete të fuqishme, me magnitudë 6 dhe 5.8 të shkallës rihter kanë goditur Kolumbinë mbrëmjen e sotme.
Lëkundjet me magnitudë 6 u ndjenë për më shumë se 30 sekonda, epiqendra e të cilës ishte afër qytetit më të madh të vendit, Bogota.
Sipas qendrës sizmologjike USGS, të dy tërmetet ishin në thellësinë 10 km. Vetëm 15 minuta më vonë u ndjenë lëkundjet e tërmetit me magnitudë 5.8 të shkallës rihter.