Dy trajnerë italianë sfidojnë Guardiolën për trajnerin më të mirë të vitit nga FIFA
13 dhjetor 2023
| 20:11
Pep Guardiola, Simone Inzaghi dhe Luciano Spalletti, këto janë tre emrat e finalistëve që do të garojnë për titullin trajnerit më të mirë të vitit, “FIFA The Best” 2023.
Një plus i madh për futbollin italian, pasi në podium janë dy trajnerë italianë të cilët kanë bërë gjithçka mirë me klubet e tyre, Napolin dhe Interin, por me Spallettin që tashmë do të udhëheq Italinë.
Favorit për ta fituar këtë çmim është spanjolli Pep Guardiola, pasi ai fitoi me Manchester City tripletën e famshme, duke ngritur në qiell trofeun e Champions League, Premier League dhe FA Cup sezonin e kaluar.