Dy trena përplasen ndërmjet vete në Egjipt, 32 të vdekur
26 mars 2021
| 14:00
Dy trena të udhëtarëve janë përplasur ndërmjet vete në pjesën jugore të Egjiptit, duke lënë të vdekur 32 persona e mbi 60 të tjerë të lënduar, kanë njoftuar autoritetet shëndetësore.
Dhjetëra autoambulanca kanë shkuar me shpejtësi në vendin e aksidentit në provincën Sohag, mbi 450 kilometra në jug të kryeqytetit Kairo, ka njoftuar Ministrisë së Shëndetësisë.
Mediet lokale kanë publikuar video të disa vagonëve të kthyer mbrapsht, ndërsa udhëtarët ishin të ngujuar brenda tyre, shkruan “Daily Mail”.
Disa viktima janë parë se janë pa vetëdije, ndërsa të tjerëve u rridhte gjak nga trupi. Njerëzit që ishin jashtë trenit i kanë nxjerrë trupat, duke i lënë në tokë. Aksidenti ka ndodhur në Dafan Al-Sawam dhe qytetit Tahta.