Dy turistë izraelitë vriten nga një polic në Egjipt
08 tetor 2023
| 13:19
Dy turistë izraelitë dhe udhërrëfyesi i tyre egjiptian janë qëlluar për vdekje në qytetin egjiptian të Aleksandrisë, tha ministria e jashtme e Izraelit.
Një oficer policie dyshohet se hapi zjarr ndaj një grupi turistësh izraelitë në qytet. Oficeri tani është në paraburgim, thonë raportet.
Kanali televiziv “Extra News” citoi gjithashtu një zyrtar të paidentifikuar të sigurisë të thoshte se një person tjetër u plagos në sulm, raporton “BBC”.
Ky është sulmi i parë i tillë ndaj izraelitëve në Egjipt në dekada.