Dy vëllezër nga Malisheva vdesin nga Covidi

28 prill 2021 | 11:10

Dy vëllezër nga Malisheva kanë vdekur si pasojë e infektimit me Covid-19.

Lajmin për vdekjen e tyre e ka bërë të ditur asamblisti i Komunës së Malishevës, Alban Krasniqi.

“Lajmi për vdekjen e anëtarit të dytë të familjes Mazreku nga Malisheva i ka prekur të gjithë qytetarët e komunës sonë. Pandemia por edhe sëmundjet tjera në rritje çdo ditë e më shumë po marrin jetë njerëzish. Ne që jemi nga qyteza dhe që i kemi njohur Muharremin dhe Milaimin nuk ka se si të mos ndjehemi të trishtuar nga vdekja e tyre”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania amerikane Netflix ka shtuar Kosovën në platformën e saj…