Dy vëllezërit nga Gjilani kanë nevojë për trajtim jashtë vendit
Ermin dhe Emin Pajaziti nga Gjilani, të cilët janë diagnostifikuar me epilepsi në fazën e dytë dhe vuajnë nga shëndeti mendor (IQ 49), kanë nevojë për ndihmën e vullnetmirëve për t’u trajtuar jashtë vendit.
Klan Kosova ka kontaktuar nënën e fëmijëve në fjalë, Hanumshahe Pajazitin, e cila ka bërë të ditur se deri më tani janë mbledhur 10 mijë euro, por se ka nevojë edhe për 12 mijë të tjera.
“10 mijë euro janë tubuar, por ata kanë nevojë edhe për 12 mijë euro të tjera për t’u trajtuar jashtë vendit. Këta të dy janë të sëmurë dhe duhet të trajtohen në Francë.
Ne jemi pesë anëtarë. Burri është me tension të lartë të gjakut dhe vuan nga depresioni, ndërsa vajza është shumë mirë dhe nuk vuan nga ndonjë problem shëndetësor.
Ata kanë nevojë për një trajtim që zgjatë tre deri në gjashtë muaj. Këtu i kam vizituar mjekët dhe nuk kanë pasur shërim. Disa mjekë nga Gjilani na kanë rekomanduar që t’i dërgojmë në Francë”, ka thënë nëna e tyre.
Vullnetmirët mund t’i ndihmojnë përmes Raiffeisen Bankës në xhirollogarinë XK051507030001639464
(SWIFT code) RBKOXKPR, ndërsa numri kontaktues i nënës së dy fëmijëve në fjalë është 044 551 743.