Dy vendimet e rëndësishme të Drejtorit të DKA-së në Prizren, Skënder Susurit
Në detyrën e drejtorit në Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Prizrenit është emëruar njohësi i mirë i fushës Skender Susuri.
Ai i vetëdijshëm për situatën aktual në arsim, ka marrë disa vendime, më qëllim të ngritjes performancës në punë. Vendimin e parë ai e ka marrë për Drejtorinë e Arsimit, e cila nuk do të mbyullet në orën 16 si deri tash, por do të jetë e hapur deri në orën 18.
Një tjetër segment i rëndësishëm në punën e Drejtorisë së Arsimit janë konkurset. Drejtori i Arsimit Skender Susuri, i ka njoftuar drejtorët me dy vendime, i pari ka të bëjë me ndalimin e transfereve të pajustifikueshme, ndërsa i dyti është në përputhje me ligjin e punës dhe për një konkurs normal, është kërkuar nga drejtorët 60 ditë përpara të lajmërojnë për konkurset.
Susuri thotë se do të kërkoj nga drejtorët të punojnë me përkushtim dhe beson se kjo do të ndodh dhe do të sjell rritjen e cilësisë në arsim. Ai po zhvillon takime intensive me drejtorë në takime të ndara me temat menaxhimi i buxhetit, konkurset, prioritetet dhe PISA.
Edhe DKA në Prizren është në fazën e vlerësimit të brendshëm të institucioneve edukativo arsimore. Kjo politikë ë MASHT-it, thotë Susuri që ka marr shtrirje edhe në komunën e Prizrenit dhe në vijim do të bëhet emërimi koordinatorëve të cilësisë në shkolla. Duke e parë ecurinë e përgjithshëm në shkollat Susuri ka marr edhe dy vendime në përputhje me politikat e MASHT-it.
Aktivitetet jashtëshkollore janë kompetencë e shkollave mirëpo zyrtarët e Arsimit do t’i monitorojnë modalitetet dhe format e këtyre aktiviteteve dhe një vendim ka të bëjë me shfrytëzimin e sallave të shkollave.
Susuri thotë se gjithashtu do ta formojë një ekip për studimi i fizibiltetit të sigurisë nëpër shkolla. ndërsa prioritet tjetër i veçantë ka të bëjë me sigurinë e nxënësve që e kanë larg shkollën, dhe në veçanti në shkollën Fatmir Berisha dhe në fshatin Murademë. Susuri shprehet i bindur se do të realizoj synimin e tij, ndryshe ai thotë se nuk do të qëndrojë në këtë detyrë.
Drejtori i Arsimit është shprehur për transparencë të çdo vendimi të tij dhe të çdo aktiviteti të Drejtorisë së Arsimit./Televizioni Opinion/