Dy vetura digjen në Mitrovicë
19 shkurt 2019
| 22:07
Një automjet “Audi 80”, ngjyrë e bardhë, me targa KM, është kapluar nga flaket derisa ishte ne lëvizje, ndërsa vozitësi ka ikur nga automjeti për shkaqe të sigurisë.
Nga flakët e është kapluar edhe një automjet tjetër ‘Reno Twingo”, me targa 02, që ka qenë i parkuar afër veturës së përfshirë nga flakët.
Lajmin e ka konfirmuar për “KosovaPress”, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti.
Sipas tij ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 20:30, në rrugën “Kral Petar”, në veri të Mitrovicës.
Njësitë e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe kanë shuar zjarrin.
Sipas “KosovaPress”, dyshohet se shkaktar i zjarrit është instalimi elektrik në automjet dhe nuk ka elemente të veprës penale.