Dy viktima dhe 37 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

19 prill 2020 | 17:17

Ka arritur në 51 numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedonisë e Veriut. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar për dy viktima të reja, një në Shkup i moshës 66 vjeç dhe një tjetër i moshës 83 vjeç në qytetin e Prilepit.

Numri më madh i viktimave, gjithsej 13, është në qytetin e Kumanovës ndërsa më pas vjen Struga me 10 dhe Shkupi me 9 viktima.

Ministri i Shëndetësisë ka njoftuar edhe për 37 raste të reja me koronavirus që shkakton sëmundjen COVID -19.

Prej tyre, 9 të infektuar janë regjistruar në Kumanovë dhe 8 në Shkup ndërsa numër më i vogël në 5 qytete tjera. Numri i përgjithshëm i personave të infektuar ka arritur në 1,207.

Të sëmurë aktiv janë 977 persona ndërsa 179 janë shëruar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka kujtuar heroin Sali Çekaj,…