Dy viktima të reja nga Covid-19 në Serbi
17 maj 2020
| 16:34
Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur dy persona nga virusi Covid-19, që e shkakton koronavirusi i ri.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Serbisë, që janë publikuar të dielën, numri i përgjithshëm i viktimave në këtë vend ka arritur në 230.
Numri i rasteve të reja të të infektuarve me Covid-19 është 114, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 10,610.
Në spitalet e këtij vendi janë trajtuar 764 pacientë dhe prej tyre 4,713 janë shëruar.