Dy viktima të reja nga koronavirusi në Maqedoni të Veriut

19 maj 2020 | 16:47

Ministria e Shëndetësisë në Maqedonisë së Veriut, ka njoftuar edhe për dy viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Në Klinikën Infektive kanë vdekur, një person i moshës 78-vjeçare nga Shkupi dhe një 77-vjeçar nga Tetova. Sipas Ministrisë, dy viktimat vuanin edhe nga sëmundje kronike.

Me këto dy raste, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 106.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka bërë sërish thirrje për respektimin e masave pasi sipas tij “të gjithë do të jetojmë me virusin deri në gjetjen e vaksinës kundër tij”. Ai ka paralajmëruar se rrezik për përhapjen e virusit mbeten tubimet e më shumë personave në vende të hapura dhe të mbyllura.(A. M / Epoka e re).

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë filluar të mblidhen në shesh të Prishtinës, disa persona,…