Dy vite bllokim për aplikimin e Kosovës në BE, Hoxhaj: Qeveria Kurti sjell vetëm humbje dhe sanksione

15 dhjetor 2024 | 11:48

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ka akuzuar qeverinë Kurti për dështimet e saj në politikën e jashtme, duke theksuar se Kosova po përjeton një regres të dukshëm në arenën ndërkombëtare.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Hoxhaj shkroi: “Kosova, çdo vit shënonte fitore historike në pozitën e saj ndërkombëtare. Ndërsa sot, nën udhëheqjen e qeverisë Kurti, përballemi me sanksione e humbje.”

Deklarata e tij u bë në ditën kur shënohet dyvjetori i aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, një proces që ka mbetur i bllokuar dhe pa progres konkret.

Ai e ka shoqëruar këtë kritikë me një video, ku paraqiten arritjet historike të qeverive të mëparshme, derisa ai ishte vet pjesë e qeverisë dhe pjesë e këtyre arritjeve, duke përfshirë nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) dhe marrëveshjen me BE-në për qasje në programet e saj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në SHBA, demokracia dhe liria e fjalës janë shtylla themelore…