Dy vjet në burg, reperi iranian shpëton nga dënimi kapital

02 dhjetor 2024 | 21:20

Një reper iranian i cili u dënua me vdekje për mbështetje të protestave antiqeveritare është liruar nga burgu pas dy vitesh.

Toomaj Salehi u arrestua në tetor 2022 pasi mbështeti publikisht protestat që shpërthyen në të gjithë Iranin pas vdekjes së Mahsa Amini në paraburgimin e policisë.

Dënimi i tij me vdekje u anulua në qershor dhe ai u lirua nga burgu të dielën pas vuajtjes së dënimit prej për propagandë kundër shtetit.

Salehi, 34 vjeç, kritikoi me guxim liderët iranianë në muzikën e tij dhe tashmë i ishte ndaluar të performojë në koncerte.

Reperi ishte akuzuar për një sërë veprash, duke përfshirë përhapjen e gënjeshtrave në internet, prishje e rendit publik dhe propagandën kundër institucionit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident tragjik ka ndodhur në jug të Francës ku…