Dy vjet nga aksidenti tragjik në Slavonski Brod, në të cilin vdiqën 10 persona

25 korrik 2023 | 08:20

Në një aksident trafiku që ndodhi dy vjet më parë në autostradën Slavonski Brod në Kroaci, humbën jetën 10 persona dhe 45 të tjerë u lënduan në autobusin me targa të Kosovës.

Në autobus kishte 67 pasagjerë, përfshirë fëmijë dhe dy shoferë, ndërsa nëntë pasagjerë dhe një shofer humbën jetën.

Autobusi ishte nisur nga Frankfurti i Gjermanisë drejt Prishtinës dhe i përkiste një kompanie nga Kosova. Ai ishte aksidentuar në autostradën A3 Zagreb – Lipovac.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me disa prej ministrave, ka vizituar disa nga të mbijetuarit në spitalet e Kroacisë, ndërsa ambasadori i Kosovës në Zagreb, Gëzim Kasapolli, ka qenë paraprakisht në spitalin rajonal në Slavonski Brod.

Sipas medieve kroate, shoferët e autobusit nga Kosova që po bartte mërgimtarë nga Frankfurti për në Prishtinë kishin pushuar në Bregana për gjysmë ore para aksidentit. Aty ata ishin ndërruar dhe drejtimin e autobusit e kishte marrë shoferi tjetër. Supozohet se aksidenti është shkaktuar nga lodhja e shoferit.

Presidentja Vjosa Osmani kishte shpallur ditë zie në Kosovë për shkak të këtij aksidenti tragjik./KosovaPress/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aeroplani i pasagjerëve është dëmtuar rëndë gjatë stuhisë së fortë…