Dy vjet nga arrestimi i krerëve të UÇK-së nga Specialja
Sot bëhen saktësisht dy vite prej arrestimit nga Specialja të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.
Ndonëse ka kaluar kjo periudhë kaq e gjatë kohore, gjyqi ndaj katër ish-funksionarëve kyç të UÇK-së s’ka nisur ende.
Ata përballen në Hagë me 10 akuza për krime lufte.
Në kohën kur ata kishin udhëtuar për Hagë, Hashim Thaçi mbante postin e presidentit, Kadri Veseli atë të deputetit dhe kryetarit të PDK-së ndërsa Rexhep Selimi vetëm atë të deputetit.
Pas arrestimit, ata kishin lëshuar të gjitha funksionet politike publike.
Deri tani, gjykatësi paraprak ua ka refuzuar atyre çdo kërkesë të përaburgimit. Përveç gjyqtarit paraprak njëjtë kanë vepruar edhe panelet tjera të Apeleve e Supremes, dhomat këto që gjenden në kuadër të Speciales.
Ky proces, nga avokatët deri tash është cilësuar si i tejzgjatur dhe me shumë kontradikta që nuk janë parë asnjëherë tjetër në një tribunal ndërkombëtar.
Prokuroria ndërkaq që disa herë është akuzuar për bashkëpunim me autoritetet serbe, vonesa të qëllimshme në nxjerrjen e materialeve, mos-zbatim të urdhërave, mos-zbatim të afateve e shumë shkelje tjera.
Pas arrestimit të tyre nga Prokurori i Specializuar, Thaçi, Veseli, Selimi and Krasniqi u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, më 4 dhe 5 nëntor 2020.
Seancat e paraqitjes së parë të Thaçit dhe Krasniqit u mbajtën më 9 nëntor 2020 para Gjykatësit të Procedurës Paraprake, Nikola Giju. Gjatë këtyre seancave, ata u vetëdeklaruan të pafajshëm në lidhje me gjitha pikat e aktakuzës.
Seancat e paraqitjes së parë të Veselit dhe Selimit u mbajtën përkatësisht më 10 dhe 11 nëntor. Të dy të akuzuarit u vetëdeklaruan të pafajshëm në lidhje me të gjitha akuzat.
Më 21 prill 2021, gjykatësi i procedurës paraprake miratoi kërkesat e nëntë viktimave dhe i pranoi ato si viktima pjesëmarrëse në procesin gjyqësor, Grupi I. Më 10 dhjetor 2021 dhe më 25 maj 2022, gjykatësi i procedurës paraprake miratoi kërkesat e njëmbëdhjetë dhe dymbëdhjetë parashtruesve respektivisht si pjesë e të njëjtit grup, shkruan lajmi.net
Më 17 dhjetor 2021, ZPS-ja e dorëzoi si rreptësisht konfidenciale dhe ex parte dosjen e saj paraprake. Versioni i korrigjuar i dosjes paraprake të ZPS-së u dorëzua më 24 shkurt 2022 (gjithashtu si konfidencial). Në urdhrin e tij gojor të datës 20 maj 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake urdhëroi ekipet e Mbrojtjes që t’i dorëzojnë dosjet e tyre paraprake deri më 21 tetor 2022.
Më 10 maj 2022, gjatë paraqitjeve të tyre, të katër të akuzuarit u vetëdeklaruan të pafajshëm lidhur me akuzat e reja në aktakuzën e ndryshuar, të dorëzuar më 29 prill 2022.