Dy vjet nga themelimi i ushtrisë, Daut Haradinaj falënderon gjeneralin James Mattis
14 dhjetor 2020
| 14:21
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se dy vjet më parë ushtria e Kosovës është rreshtuar përkrah ushtrisë amerikane dhe aleatëve të saj.
Me rastin e dyvjetorit të themelimit të ushtrisë së Kosovës, Haradinaj i ka shprehur mirënjohje ish-sekretarit të Mbrojtjes së ShBA-së, James Mattis, raporton “Epoka e re”.
“Dy vjet nga themelimi i Ushtrisë së Kosovës, ushtri kjo që u rreshtua përkrah ushtrisë amerikane dhe aleatëve të saj. Mirënjohje e veçantë Gjeneralit James Mattis që i dha mbështetje themelimit të saj. Urime!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.