Dy vjet nga vdekja e bacës Hilmi, Haradinaj: I përjetshëm kujtimi për ty, plak
Ramush Haradinaj ka përkujtuar babën e tij në dyvjetorin e vdekjes se tij. Me këtë rast, ai ka thënë se Hilmi Haradinaj, i ka mësuar se vdekja për t’i dhënë jetë lirisë është vlera më sublime njerëzore.
Haradinaj ka thënë se baba i tij ka qëndruar i palëkundur në të drejtën e shqiptarëve, raporton “Epoka e re”.
“Në përvjetorin e dytë të ndarjes nga jeta të babës sonë, Hilmi Haradinajt, me nderim kujtuam rrugëtimin e tij jetësor dhe vlerat, në të cilat ai besoi dhe i mbrojti çdoherë me nder. Baba na mësoi, se vdekja për t’i dhënë jetë lirisë është vlera më sublime njerëzore. Ashtu siç qëndroi i papërkulur për të drejtën e shqiptarëve, na la porosinë t’i mbetemi përjetë besnik lirisë. Mirënjohës kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi që na u bashkua sot në Gllogjan, si dhe të gjithë atyre që përgjatë gjithë jetës së tij e nderuan nga të gjitha trojet e atdheut. I përjetshëm kujtimi për ty, plak”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.