Dy vjet nga vdekja e komandantit të UÇK-së, Haqif Kadriaj
Në Krushicë të Epërme janë bërë homazhe në nderim të komandantit të UÇK-së, Haqif Kadriaj.
Sot janë bërë dy vjet nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare dhe ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Haqif Kadriaj.
E për të nderuar veprën e komandantit të UÇK-së, në dy vjetorin e vdekjes së tij kanë bërë homazhe shumë ish luftëtar e qytetar të asaj zone. Për të nderuar kontributin e Haqif Kadriajt, pjesëmarrës ishte edhe kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj i cili e kishte edhe bashkëluftuar të ndjerin.
Haqif Kadriaj ka dhënë kontribut për çështjen kombëtare, të kurorëzuar me lirinë e atdheut. Ai ka qenë ish-komandant i togut të Batalionit të Dytë, të Brigadës 123 të Zonës së Pashtrakut.
Një falënderim të veçantë për të gjithë ata që e nderuar veprën dhe jetën e Haqif Kadriajt, e ka bërë nipi i tij Shaipi i cili ka falënderuar në veçanti kryetarin Muharremaj i cili ka premtuar që të ndërtoj Kullën në Krushicë dhe që është drejt finalizimit.
Falënderimi i plotë i Shaip Kadriajt:
Sot me homazhe tek varri dhe me vizitë tek kulla në Krushicë të Epërme, u kujtua ndarja fizike nga axha ynë, Haqif Kadriaj.
Familjarë, miq, familje të dëshmorëve, veteranë dhe invalid të luftës, bën nderime para varrit të axhës Haqif. Kaluan dy vite pa axhën tonë, por vepra e tij do të jetojë përgjithmonë. Një dëshirë e tij sa ishte gjallë, tashmë është realizuar pas vdekjes, kulla në Krushicë të Epërme.
Familja Kadriaj e falënderon kryetarin Bali Muharremaj, i cili një vit më parë saktësisht në këtë ditë pati premtuar që do ta ndërtojë kullën në Krushicë të Epërme në nderim të Haqif Kadriaj dhe gjithë luftëtarëve të UÇK-së, premtim ky që sot është në rrugë të mirë drejt finalizimit.
Axha Haqif edhe pse nuk je fizikisht me ne, po e bënë gjithë familjen tonë krenar dhe po e mbajmë kokën lartë sa herë që përmendet emri yt.
Lavdi dhe nderime të përjetshme, Axha Haqif!