Dy vjet pa mësuesen Drenushë
Sot janë bërë dy vjet qëkur mësuesja nga Peja, Drenusha Zymberaj-Morina ka ikur në amshim.
Drenusha ani pse e renduar nga gjendja shëndetësore deri në ditët e fundit të jetës së saj ka dhënë një kontribut të madh në edukimin e brezave të rinj. Ajo është një shembull se si duhet atdheu dhe si luftohet për dituri.
Shkolla në të cilën punoi më aq përkushtim Drenusha Zymberaj-Morina, Shkolla Fillore “Rilindja” në Trestenikë-Lutugllavë e ka përkujtuar mësuesen që u nda nga jeta në moshën 36 vjeçare.
“Sikur çdo ditë, edhe sot në dyvjetorin e vdekjes tënde, të përkujtojmë me mall dhe përkushtim..! Të jetosh në zemrat e atyre që le pas, do të thotë të mos vdesësh kurrë! Ishe dhe do mbetesh gjithmonë krenaria e familjes dhe e kolektivit të shkollës! Pusho në paqen e amshueshme e dashura jonë Drenushë!”, thuhet në postimin përkujtues të Shkolla Fillore “Rilindja” në Trestenikë-Lutugllavë.