Dy vjet pa profesorin Xhevdet Berisha

04 dhjetor 2024 | 09:42

Sot bëhen dy vite që profesor Xhevdet Berisha papritur u nda nga jeta dhe kaloi në amshim.

Profesor Xhevdeti pati një karrierë të gjatë dhe të bujshme si në aspektin profesional e akademik, ashtu edhe si kontribuues i çështjes kombëtare. Inkuadrimi e tij në aktivitetet për çështjen kombëtare filloi gjatë kohës së studimeve.

Si student, ishte pjesëmarrës në protestat të fillim viteve 80-ta, gjatë së cilës kohë edhe u plagos lehtë.

Pas përfundimit të studimeve, një kohë të shkurtër punoi si profesor i Edukatës Fizike në gjimnazin “Sami Frashëri”. Më pas, ai u kthye në vendlindje, ku filloi punën si drejtor në shkollën fillore “Rilindja” në fshatin Trestenik. Këtë pozitë më shumë përkushtim e ushtroi për 13 vite.

Gjatë kësaj kohe ai ishte pre e persekutimit dhe përndjekjes së okupatorit serb që me dhjetëra herë bastisen zyrën e tij por edhe shtëpinë dhe familjen e ngushtë. Gjatë një bastisje të tillë ai përsëri u plagos në këmbë po në oborrin e shtëpisë së tij.

Gjatë viteve të 90-ta, gjatë pjesëmarrjes në protestat masive popullore në Pejë, profesor Xhevdeti u plagos për herë të tretë, por kësaj radhe plagën kishte në krah dhe më serioze. Kur shkollat ishin mbyllur me dhunë nga okupatori, ai mori pjesë në organizimet e mësimit në shtëpi private për gati 10 vite.

Pasi situata eskaloi në luftë, ai kishte qenë aktiv që nga fillimi e deri në mbarimin e luftës, kryesisht në regjionin e Dukagjinit, konkretisht në Brigadën 133 “Adrian Krasniqi”.

Pas përfundimit të luftës, profesor Xhevdeti sërish i rikthehet punës që e kishte aq për zëmër, edukimin e brezave të rinj. Ai e vazhdoi punën si profesor i Edukatës Fizik në Shkollën e Mesme “Shaban Spahije” në Pejë, deri në ditën kur vdekja e largi nga kjo botë.

Profesor Xhevdet Berisha vdiq në orët e hershme të mëngjesit të 4 Dhjetorit 2022 në moshën 64-vjeçare. Ai la pas një karrierë 40 vjeçare në arsim, një aktivitet të gjatë kombëtar e patriotik dhe shenjë të pashlyer në komunitetin dhe mjedisin ku jetonte dhe vepronte.

Profesori Berisha do të jetë model për gjeneratat e reja se si duhet të duhet atdheu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur…