“Dy vjet pushim lehonie për gratë”, nisin premtimet e mëdha parazgjedhore

02 tetor 2024 | 09:16

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, vlerëson se nëse shteti do ta bënte pushimin e lehonisë dy vjet, ky do të ishte kontribut i drejtpërdrejt për mirëqenien psikofizike të gruas.

Në Rubikon ai theksoi se kjo është kur shteti kujdeset për pozitën reale të gruas, e jo që në njërën anë e shtyn në një angazhim shoqëror maksimal, e në anën tjetër në familje krijohen tensione të cilat janë rezultat i strukturës patriarkale të asaj familjeje nëpër dekadat e kaluara.

“Tash e ke pushimin e lehonisë më të shkurtër. Sikur të bëhej dy vite, shteti t’ia bënte gruas dy vite pushimin e lehonisë ky është kontribut drejtpërdrejt në mirëqenien psikofizike të gruas. E jo që të në njërën anë e shtyn në një angazhim shoqëror maksimal, në anën tjetër krijohen tensione”, deklaroi ndër të tjera ai.

Ai ka thënë se po të vinte në pushtet, do të merrej vesh edhe me sektorin privat për ta zgjidhur këtë çështje, në mënyrë që çështja e pushimit të lehonisë të bëhej dy vite.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Demokrati Tim Walz dhe republikani JD Vance, me pikëpamje thellësisht…