Dy yje pritet të largohen nga Barcelona gjatë janarit
Barcelona po mendon të përforcohet gjatë afatit kalimtar të janarit, por nuk do të mungojnë as largimet nga klubi prej “Camp Nou”.
Mediumi britanik “Daily Mail” raporton se dy futbollistë i kanë valixhet gati për t’u larguar nga Katalunia në muajin që po vjen. Bëhet fjalë për Marcos Alonson dhe Sergi Roberton.
Dy mbrojtësve do t’ju skadojnë kontratat në verën e ardhshme, por që ata pritet të largohen nga “Blaugrana” qysh në afatin kalimtar të janarit, pasi gjiganti katalunas po synon të nxjerrë sadopak para nga shitja e tyre e parakohshme, para se të largohen pa para si lojtarë të lirë gjatë verës.
Interesim për dyshen thuhet se ka shfaqur Atletico Madridi. Ish-mbrojtësi i Fiorentinës dhe i Chelseat nuk kishte hapësirë në këtë sezon në ekipin e Xavi Hernandezit pasi ka luajtur në kampionat për vetëm 10 minuta. Ndërkaq, lojtari i krahut të djathtë spanjoll i numëron 5 paraqitje, prej tyre vetëm tri në ligë.