Dy yjet e Cityt infektohen me Covid-19

07 shtator 2020 | 13:48

Manchester City ka konfirmuar se testet e Riyad Mahrez dhe Aymeric Laportes tregojnë se janë bartës të koronavirusit.

Sikurse e kërkon protokolli, të dy lojtarët do t’i nënshtrohen një periudhe vetizolimi. Klubi anglez konfirmoi gjithashtu se asnjëri nga lojtarët nuk po tregon ndonjë simptomë të virusit.

Premier Liga rinis këtë të shtunë, teksa skuadra e Pep Guardiolës udhëton në “Molineux”, për t’u ndeshur me Wolves për hapjen e sezonit më 21 shtator, por pas infektimit me Covid-19 të dy lojtarëve të Citizens, gjithçka është në dyshim.

“Manchester City mund të konfirmojë që Riyad Mahrez dhe Aymeric Laporte kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Të dy lojtarët aktualisht janë në vetizolim në përputhje me protokollin e Premier Ligës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Ata nuk kanë simptoma të virusit. Të gjithë në klub i urojnë Riyad dhe Aymeric shërim të shpejtë përpara kthimit të tyre në stërvitje për sezonin e ri”, thuhet në njoftimin e Cityt.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe Marina Berlusconi, sipas asaj që raporton Ansa, ka rezultuar…