Dy yjet e Kosovës në formacionin e xhiros në Ligën e Kombeve
Ka përfunduar xhiro e dytë në Ligën e Kombeve ku kësaj radhe Përfaqësuesja e Kosovës ka fituar dhe ajo e Shqipërisë ka pësuar humbje.
“Dardanët” triumfuan në udhëtim te Qipro me rezultat 4-0, derisa kuqezinjtë u mposhten fatkeqësisht në “Air Albania” nga Gjeorgjia me rezultat minimal 0-1. “SofaScore” ka publikuar edhe formacionin më të mirë të xhiros së dytë, ku kanë zënë vend edhe dy futbollistët e Kosovës përkrahë shumë yjeve të mëdha.
Në portë është maqedonasi Dimitrievsk, derisa mbrojtja përbëhet nga Trent Alexander Arnold, ylli kosovar Lumbardh Dellova, suedezi Gudmundsson si dhe anësori fantastik i Kosovës, Donat Rrudhani. Në mesfushë janë Luka Modriq, Bruno Fernandes dhe Kerem Akturkoglu, derisa treshja e sulmit përbëhet nga Harry Kane, Benjamin Sesko dhe Viktor Gyokeres.