Dy yjet e PSG-së infektohen me Covid-19

01 shtator 2020 | 13:03

Angel Di Maria dhe Leandro Paredes mund të jenë dy futbollistët e infektuar me koronavirus. Mediat franceze bëjnë me dije se dy lojtarët e nënkampionëve të Evropës, të cilët u raportuan se ishin infektuar me koronavirus janë dy argjentinasit Di Maria dhe Paredes.

Sipas “RMC Sport”, të dy lojtarët janë infektuar në Ibiza të Spanjës gjatë pushimeve pas humbjes së trofeut të Ligës së Kampioneve kundër Bayern Munchen.

Dy futbollistët humbasin ndeshjen e parë të kampionatit kundër Lensit në 10 shtator, pasi duhet të izolohen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Posta e Kosovës, nga sot vë në qarkullim emisionin e…