
Dy yjet e Realit shërohen nga Covid-19
19 nëntor 2020
| 21:49
Lajme fantastike për Realin në prag të ndeshjes kundër Interit në Champions league. Sajti i njohur në Spanjë, “Deportes COPE” raporton se Eden Hazard dhe Eder Militao janë shëruar nga Covid-19.
Të dy futbollistët janë bërë menjëherë pjesë e stërvitjes së pasdites së “Los Blancos” dhe pritet të jenë gati për ndeshjen ndaj zikaltërve. Ditën e djeshme ndërkohë është shëruar edhe Casemiro, duke bërë që më në fund Zidane të lehtësohet disi nga ky moment aspak i pazakontë i sezonit.
Madrilenët do të luajnë çdo tri ditë dhe mungesat e futbollistëve mund të ndikojnë shumë ne rendimentin e ekipit. Alternativat në këtë moment të sezonit janë shumë të rëndësishme.