Dy zjarrfikës dhe një pilot vdesin në Kaliforni pasi përplasen me një helikopter
Dy zjarrfikës dhe një pilot raportohet se kanë humbur jetën pas një përplasjeje në ajër me një helikopter që luftonte një zjarr në Kaliforni.
Zyrtarët e urgjencës thanë se njëri prej avionëve ishte një helikopter zjarrfikës i cili po shuante zjarrin që kishte shpërthyer në Riverside, në jug të shtetit amerikan.
Helikopteri po kryente punë sipas kontratës me Departamentin e Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri në Kaliforni, tha kapiteni dhe zëdhënësi, Richard Cordova.
Shefi i rajonit jugor të Cal Fire, David Fulcher, gjatë një konference për medie të hënën herët, ka thënë se: “Helikopteri i dytë u rrëzua dhe në mënyrë tragjike të tre anëtarët humbën jetën, ku përfshihej një shef i divizionit të Cal Fire, një kapiten i Cal Fire dhe një pilot”, shkruan “Skynews”.