Dy zyrtarë të Shërbimit Korrektues në Mitrovicë dalin pozitiv me koronavirus
01 prill 2020
| 14:51
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka bërë me dije se dy zyrtarë të këtij shërbimi kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se me rekomandim të Departamentit Shëndetësor të Burgjeve, IKShPK-ja ka kryera analizë për 31 zyrtarë korrektues të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë, me ç’rast kanë rezultuar pozitiv vetëm dy zyrtarë korrektues”, ka njoftuar ShKK-ja.