Dybala afër të nënshkruaj kontratë të re me Juventusin
Paulo Dybala është afër të nënshkruaj kontratë të re me Juventusin.
Sipas mediave italiane, është duke u raportuar se do të jetë një marrëveshje për pesë vitet e ardhshme.
Sipas “Tuttosport”, Paulo Dybala është afër arritjes së një marrëveshjeje me Juventusin për një marrëveshje të re pesëvjeçare.
Kontrata e Dybalas skadon në qershor 2022 dhe “Bianconerët” kanë negociuar me agjentin e tij, Jorge Antun për disa muaj tani, shkruan “Footballitalia”.
Antun ka arritur në Itali në fund të korrikut dhe sipas “Tuttosport”, ai do të kthehet në Argjentinë në javën e ardhshme.
Megjithatë, para se të largohet, ai dëshiron ta mbyllë marrëveshjen me Juventusin.
Në fillim të kësaj jave, Dybala ka konfirmuar se dëshiron të nënshkruajë një marrëveshje të re me klubin dhe nënpresidenti Pavel Nedved ka këmbëngulur se argjentinasi është në qendër të projektit të ri të Juventusit.
Sipas “Tuttosport”, ka ende një hendek të vogël midis ofertës së Juventusit dhe kërkesave të Dybalas.
Gjigantët e Serie A, i kanë ofruar argjentinasit një marrëveshje prej 7.5 milionë euro në vit, plus dy milionë të tjera në bonuse.
Por, Dybala është duke kërkuar 10 milionë euro, plus dy milionë euro bonuse, për t’u bërë lojtari më i paguar në Juventus, pas Matthijs de Ligt.
Dybala i ishte bashkuar Juventusit në një marrëveshje prej 40 milionë euro nga Palermo në 2015.
Ai ka shënuar 102 gola në 256 paraqitje gjatë kohës së tij në Torino.