Dybala: Argjentina e fiton Botërorin sepse e ka Messin
Lojtari i Juventusit, Paulo Dybala, hyri falë talentit në listën e Sampaolit. Nëse nuk do të ishte nuk do të quhej mungesa e madhe e Argjentinës.
Në miqësoret e fundit në Evropë ai nuk ishte thirrur dhe ato ditë ndodhej më shumë jashtë se brenda kombëtares. Por, nuk kishte padrejtësi dhe ai stërvitet me kombëtaren e vendit të tij për Botërorin e Rusisë. Ai foli përsëri, me kujdes, pas deklaratave të diskutueshme në lidhje me pajtueshmërinë e tij me Messin, që e vendosin lojtarin e Juves në buzët e të gjithëve. “Trajnimi me të dhe mundësia për ta parë Messin çdo ditë është diçka e pabesueshme, sepse mësoni shumë nga cilësitë që ka. Të jesh kampion botëror është dëshira e të gjithëve. Nuk do të jetë e lehtë, por ne kemi lojtarin më të mirë në historinë e futbollit dhe do të bëjmë gjithçka të mundur për ta arritur atë”, ka thënë Dybala. “Dëshira për ta ndihmuar Leon, që të arrijë një objektiv të tillë, është e madhe. Do të ishte diçka e mrekullueshme për të gjithë fitimi i Botërorit, diçka shumë e madhe. Ne përpiqemi ta ndihmojmë atë nga vendi ku luajmë. Duke pasur lojtarin më të mirë në historinë e futbollit në kombëtaren tënde, ëndrra është shumë e madhe. Ëndrra e të gjithëve është të shpallemi kampionë botërorë”, ka shtuar Dybala.