Dybala, besnik i Romës

13 gusht 2024 | 16:05

Sulmuesi argjentinas dëshiron të vazhdojë rrugëtimin e tij me fanellën “verdhekuqe” në Serie A, ndonëse për rolin e titullarit do të duhet të luftojë, pasi trajneri Daniele De Rossi afroi këtë verë Soule për atë pozicion.

Mediat italiane raportojnë se Dybala refuzoi ofertën nga Arabia Saudite, më saktë nga klubi i Al-Qadsiah, që i ofroi kontratë 2-vjeçare, me një pagë prej rreth 20 milionë eurosh në sezon, për të qenë pjesë e Romës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vërshimet në Jemen kanë lënë të paktën 57 persona të…