Dybala-Chelsea, negociatat shtyhen për verë

12 janar 2024 | 16:16

“Pa Dybala ekipi nuk është i njëjtë”, u shpreh Jose Mourinho pas derbit kundër Lazios, duke treguar edhe një herë peshën e madhe që fantazisti argjentinas ka tek ekipi verdhekuq. Dybala “parkoi” edhe një herë në infermieri si pasojë e një dëmtimi, por ky është nga të paktët raste që në shtëpinë e Romës nuk shqetësohen, përkundrazi janë të lumtur, pasi ky dëmtim zbeh një transferim të mundshëm të Dybalas te Chelsea.

Nuk është një sekret që Dybala është me “valixhe në duar”, kjo pasi ka një klauzolë largimi prej 12 milionë euro, një shifër që do ta paguanin me kënaqësi shumë skuadra. Chelsea e kërkonte Dybalan që në janar për të përforcuar ofensivën, por në këto kushte, me gjendjen e tij fizike që nuk është shumë e qartë, negociatat janë shtyrë për në verë, në përfundim të këtij sezoni.

Nga dëmtimi i tij, Roma fiton kohë, të paktën për të ndryshuar kushtet e kontratës, ku kërkojnë t’i ofrojnë një kontratë të re me kushte financiare të përmirësuara, por mbi të gjitha për të hequr klauzolën e tij të largimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, të…