Dybala dhe Higuain e kualifikojnë Juven në çerekfinale
Dyshja argjentinase, Paolo Dybala dhe Gonzalo Higuain i kanë dhënë kualifikimin Juventusit për në çerekfinale të Kupës së Italisë.
Sulmuesi argjentinas, i cili ka përfunduar në stol pasi po kalonte një moment shumë delikat dhe larg formës ideale, realizoi golin e parë në fitoren 2-0, që “Zonja e Vjetër” ndaj Genoa në “Juventus Stadium”.
Ishte mesi i pjesës së parë kur Dybala kontrolli bukur një top jashtë zone dhe mposhti portierin kundërshtar me një goditje të saktë. I gjithë “Juventus Stadium” festoi këtë moment që mund të shënojë rilindjen e futbollistit të talentuar. Ky ishte goli i 15-të sezonal për Dybala, i shtati nga jashtë zone. Kur kishin mbetur edhe 15 minuta lojë, argjentinasi tjetër Gonzalo Higuain blindoi suksesin e vendasve me golin e dytë.