Dybala dhuron një pjesë të pagës për fëmijët në nevojë
Ylli i Juventusit, Paulo Dybala, i është bashkuar shoqatës bamirëse të Juan Matas, “Common Goal”.
Argjentinasi do ta dhurojë të paktën 1 për qind të pagës së tij për t’i ndihmuar fëmijët në botë kudo në botë.
Dybala është bërë futbollisti i parë argjentinas që nënshkruan marrëveshje me “Common Goal”, ku anëtarët e dhurojnë të paktën 1 për qind të pagës së tyre për ta krijuar një fond të përbashkët.
Mata, i cili ishte futbollisti i parë që iu bashkua kësaj iniciative në vitin 2017, e lavdëroi punën e yllit të Juventusit.
“Paulo është njëri ndër lojtarët më të talentuar dhe më të vlefshëm në planet dhe është një ardhje e mrekullueshme për Common Goal”, ka thënë Mata.
Fondi me paratë e grumbulluara nga pagat e sportistëve përdoret për investime në organizata që u ndihmojnë fëmijëve në botë kudo në botë.