Dybala do të jetë pjesë e Juves edhe për 5 vite
22 nëntor 2021
| 13:00
Pa Dybala në fushë, por me Bonucci që bën liderin, Juventusi u rikthye në Torino me tre pikë të plota pas transfertën kundër Lazios, ku mjaftuan dy penallti të ekzekutuara saktë nga kapiteni.
Tifozët e “Zonjës së Vjetër” kanë një tjetër arsye më shumë për të festuar pasi sulmuesi argjentinas ka zbuluar se mes tij dhe drejtuesve bardhezi është gjetur akordi total për rinovimin e kontratës.
I pyetur mbi këtë teme, Paulo Dybala u shpreh se shpreson që edhe pas 5 vitesh të jetë sërish në Torino, një detaj që konfirmon se argjentinasi ndihet komod dhe se zyrtarizimi i rinovimit është thjeshtë çështje kohe.