Dybala e pranon: Më pëlqen të luaj për Barcelonën

09 qershor 2020 | 20:48

Paulo Dybala ka thënë se do ta pëlqente shumë po të luante për Barcelonën, kurse ka bërë me dije se ende po pret që ta rinovojë kontratën me Juventusin.

26-vjeçari e ka shijuar këtë edicion te “Zonja e Vjetër” para se të suspendohej nga koronavirusi, gjersa në vitin e kaluar lidhej me një largim nga Torino. Por, Dybala ka zbuluar se atij do t’i pëlqente shumë të luante te Barcelona në të ardhmen.

“E vërteta është se Barcelona është një skuadër e madhe dhe me Messin ata bëhen edhe më të mëdhenj. Do të më pëlqente të luaja atje, por Juventusi është, po ashtu, një klub i mrekullueshëm, i madh, me histori, aty ku janë lojtarët e shkëlqyeshëm”, ka thënë Dybala.

“Këtu ka shumë kualitet dhe të luash me lojtarë si Gianluigi Buffon e Cristiano Ronaldo, klubi bëhet edhe më i madh”, ka shtuar Dybala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë e sheh si një rezultat premtues numrin…