Dybala, i pakënaqur në Juventus
Paolo Dybala nuk po kalon momentin e tij më të mirë në Juventus, diçka që kuptohet dhe nga minutazhi i reduktuar që ka pasur për argjentinasin në këtë fillim sezoni tek “Zonja e Vjetër”.
24-vjeçari ishte një nga lojtarët më të spikatur edicionin e shkuar, duke shënuar plot 22 gola, si dhe duke qenë një nga titullar i padiskutueshëm.
Sigurisht që sulmuesi mund të kërkojë të ndryshojë ambient në janar dhe skuadra që po fërkon duart është Manchester United. Anglezët mund të humbasin Paul Pogban, i cili gjithnjë e më shumë përflitet se do të kalojë në Barcelonë.
“Calciomercato.it” raporton se në rast shitje të francezit, “djajtë e kuq” mund të ndërmarrin një operacion për ta afruar fantazistin në Angli. Shifra që mund të realizohet ky transferim mund të arrijë shifrën e 100 milion eurove.