Dybala ia siguron fitoren Juves
24 shkurt 2019
| 17:02
Juventusi bëri detyrën duke mposhtur Bolognën me rezultatin minimal 0-1. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Pauolo Dybala, i cili shkon në kuotën e katër golave të shënuar në këtë sezon të Serie A.
Chievo e vendit të fundit nuk arriti më shumë se një barazim pa gola ndaj vizitorëve të Genoas, ndërsa me nga një pikë u ndanë dhe Sassuolo me SPAL-in par një 90-minutëshi që përfundoi me rezultatin 1-1.