Dybala-Icardi, afër shkëmbimit
Juventusi thuhet se është i gatshëm ta lejojë largimin e Paulo Dybalas në këto ditë të fundit të afatit kalimtar. Nga ana tjetër edhe Interi po e dëshiron largimin e Mauro Icardit, sidomos pas deklaratave të Wanda Naras, se ai nuk e ka dashur asnjëherë largimin nga “Giuseppe Meazza”.
“La Gazetta dello Sport” raporton se “Zonja e Vjetër” dhe “Nerazzurët” janë në bisedime për shkëmbimin e La Joyas me sulmuesin problematik. Dybala në fillim të kësaj vere kishte refuzuar kalimin te Interi, mirëpo në fitoren ndaj parmës në fundjavën e kaluar, qëndroi në stol. Maurizio Sarri i ka bërë me dije argjentinasit se nuk është në planet e tij dhe se e dëshiron një zgjidhje sa më të mirë për të.
Icardi në njëfarë forme kishte pranuar se nga Interi do të largohej vetëm për transferimin në “Allianz Stadium”, e që shkëmbimi në mes të dy klubeve duket më i mundshëm se kurrë më parë.