Dybala: Jam krenar që luaj për Juventusin

23 prill 2019 | 16:40

Paulo Dybala ka thënë se është krenar që luan për Juventusin. Në këtë mënyrë,  ai i ka hedhur poshtë zërat se do të largohet nga Torino në verë.

Mediat italiane kanë raportuar kohëve të fundit se Juve do ta shesë Dybalan në verë, por sulmuesi argjentinas e ka bërë të qartë se nuk do të largohet nga klubi pa luftuar. “Kur flasim për Juven, flasim për një klub të rëndësishëm, i cili gjithmonë ka pasur kampionë të mëdhenj”, ka deklaruar Dybala, duke shtuar se loja përkrah atyre lojtarëve i jep kënaqësi të madhe.

Thashethemet për largimin e tij nisin pas rënies së Dybalas në formë me ardhjen e Cristiano Ronaldos në klub. krahasuar me sezonin e kaluar, statistikat tregojnë se argjentinasi po bën një sezon zhgënjyes këtë edicion.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
David de Gea dëshiron që të sigurohet nga Manchester United…