Dybala kundër Juves: Na mashtruan për çështjen e pagave
Paulo Dybala, në dëshminë e tij për aferën e pagave, flet për një marrëveshje ndryshe nga njoftimi zyrtar për shtyp, siç raporton “Sport Italia”. Fjalët e argjentinasit nuk duket se janë tamam një asistim për mbrojtjen e bardhezinjve, duke komplikuar më tej të ardhmen e Juventusit në lidhje me ligjin.
Nga të gjithë komunikimet mes futbollistëve, rezulton se ata në të vërtetë kanë hequr dorë nga vetëm një pagë mujore dhe jo 4 siç u tha në komunikatën e klubit, që bëri gjithçka për të “fshirë” nga bilanci rreth 96 milionë euro.
“Më kujtohet se kemi marrë vendimin të vendosim së bashku, domethënë të pranojmë ose jo propozimin, por ta bëjmë të gjithë së bashku. Nuk mbaj mend të kem folur personalisht për këtë me Paraticin dhe Nedved. Na kërkuan të heqim dorë nga 4 paga mujore dhe u befasuam, pasi ishin shumë. Pjesa më e madhe e futbollistëve thanë menjëherë jo, duke mbajtur qëndrim të prerë. Më pas na garantuan se tre prej këtyre 4 pagave, do të na kalonin me siguri në sezonin pasardhës. Në të vërtetë ne hoqëm dorë nga vetëm një pagë mujore, por në marrëveshje u shkrua për katër”, ka deklaruar Dybala.