Dybala: Nuk jam me koronavirus, jam në izolim

13 mars 2020 | 14:25

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala ka mohuar thashethemet se ai ka dalë pozitiv ndaj Covid-19.

“Përshëndetje të gjithëve, vetëm për të konfirmuar që jam mirë dhe në izolim vullnetar. Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe shpresoj të jeni mirë”, ka shkruar Dybala.

Mbrojtësi Daniele Rugani doli pozitiv ndaj Covid-19 dy ditë më parë duke bërë që e gjitha skuadra bardhezi dhe stafi të vetëizoloheshin, duke përfshirë madje dhe presidentin Agnelli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije  se…