Dybala për Interin refuzon dy klube angleze
08 qershor 2022
| 15:16
Paulo Dybala ka refuzuar ofertat e Newcastle United dhe Arsenalit përshkak të Interit.
Dybala është në dispozicion si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Juventusin dhe “Nerazzurrët” janë gati të bëjnë ofertën e parë në një takim që do të zhvillohet në fund të javës.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Interi do t’i ofrojë Dybalës gjashtë milionë euro në vit plus bonuse për të arritur në shtatë milionë euro, po aq sa fitoi në Juventus. Të dy palët mund të finalizojnë një marrëveshje përpara se Alexis Sanchez të largohet nga Interi.