Dybala probleme me Allegrin
03 shkurt 2019
| 13:26
Juventusi nuk ndodhet në një moment të mirë. Pas lëminit nga Kupa e Italisë, bardhezinjtë barazuan edhe me Parmën. Situata duket tejmase e acaruar dhe këtë e ka shfaqur edhe Paulo Dybala në fundin e ndeshjes.
Ai është parë i nervozuar me trajnerin për shkak të mos aktivizimit. Fillimisht u aktivizuar Bernardeski, ndërsa ky i fundit dëmtohet në lojë futet Emre Can dhe jo argjentinasi.
Dybala është larguar nga stoli për në dhomat e zhveshjes ende pa përfunduar takimi. Trajneri Allegri e ka kaluar me një koment ironik ketë situatë. “Ndoshta kishte ftohtë dhe u largua më herët”, ka thënë Allegri.