Dybala rikthehet në stërvitje pasi fitoi betejën me Covid-19
09 maj 2020
| 19:06
Paulo Dybala më në fund ka nisur jetën normalisht, pasi ishte një nga futbollistët e prekur me koronavirus që nga muaji mars. Ylli i Juventusit u paraqit në qendrën stërvitore të klubit, për të zhvilluar stërvitjen e parë individuale në fushë.
Sulmuesi mbante maskë në makinë, ndërsa u prit me entuziazëm nga të pranishmit. Argjentinasi ishte një prej atyre që përjetuan ankthin e Covid-19, duke qenë i infektuar për 46 ditë.